SI ME ZBULU KUSH VIZITON PROFILIN TUAJ NE FACEBOOK

Këtë artikull do e shkruj sepse kohët e fundit shumë persona më kërkojnë me mesazhe të din se si duhet të veprojnë për të zbulular se kush viziton profilin Facebook.

Siç e dini, Facebook gjatë viteve të fundit ka pasur probleme me privatësinë (Privacy) dhe përdorimin e disa aplikacione dhe ka
marrë një qëndrim shumë të qartë në lidhje me mundësinë e zbulimit se kush viziton një profil në Facebook. Pozita zyrtare e rrjetit social është si më poshtë:

Facebook nuk ofron aplikacione apo grupe që lejojnë përdoruesit të shohin se kush i ka vizituar profilet apo statistikat se sa shpesh është parë një përmbajtje e caktuar dhe nga kush.

Thjesht thuhet se është e ndaluar të krijohen aplikacione për të gjetur se kush viziton një profil në Facebook, të gjithë ata që jegzistojnë aktualisht janë mashtrime , pra janë Fake, nuk punojnë dhe shpesh janë të rrezikshme nga pikëpamja e privatësisë (Privacy): vjedhin të dhënat e përdoruesve që i instalojnë ato, pastaj i shesin ofertuesit më të lartë.

Ka artikuj të ndryshëm që shpjegojnë se si të shohim se kush viziton profilin tonë në Facebook, por asnjë nuk është e vërtetë.

Kam gjetur artikuj të ndryshëm si ajo e :

InitialChatFriendsList ku shpjegon se mjafton të klikoni djathtas në mouse në një pikë ku nuk ka përmbajtje në faqen tuaj në Facebook dhe shtyp, në menynë Visualizza sorgente pagina (View page source) Aktivizo mjetin e kërkimit duke shtypur njëkohësisht CTRL + F dhe në fushën e kërkimit shkruaj InitialChatFriendsList dhe shtypni Enter.
Në ekran do t’iu shfaqen disa numra. Kopjoni një prej tyre, pa shtesën në fund që mund të jetë (-1) ose (-2), dhe ngjitni këtë kod në adresën facebook.com/


E kam bërë provë dhe mund të them se nuk është e vërtetë, sepse adresat e ID që shfaqen mund të jenë ID i njerëzve me të cilët ne kemi shkruar kohët e fundit, ose njerëzit që ne kemi kërkuar vetë, nuk ka asnji burim që garanton se ne mund të zbulojmë kush na viziton në Facebook.

Ose artikulli i Profili Social View Extension njoftimi që funksionon në shfletuesin e Google Chrome dhe që shpjegon që për të hapur Social Profile View Notification, kliko në butonin blu Add dhe pastaj në Add Extension për të shtuar atë në shfletuesin e Google pastaj duke u lidhur me Facebook hyni në profilin tuaj dhe do të vëreni se është shtuar në shiritin kryesor të Facebook, pranë emrit tuaj ikona Visitatori/Visitors, është e vertetë se mund të aktivizosh Profile View Notification , por nuk është e vërtetë se vinë lajmërime se kush ka vizituar faqen tuaj Facebook.

Për fat të keq nuk është e mundur të dihet se kush po viziton profilin tuaj në Facebook.

Share

You may also like...

2 Responses

  1. Dielona thotë:

    Qysh me instalu fb ne lloptop

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *