SI ME SHPEJTU WINDOWS10 DUKE Ç’AKTIVIZUAR APLIKACIONET NË BACKGROUND


HELP IVANTEKNIKU CLICK - FALEMINDERIT



Aplikacionet në background rëndojnë memorin e kompjuterit tuaj dhe ngadalësojnë Windows 10: do të thotë që janë aplikacione që punojnë si të fshehura.
Ne nuk e kuptojmë se a janë të fikur apo jo por në realitet punojnë  si whatsapp në telefon për shembull …ne e mbyllim atë, por në të vërtetë funksionon sepse ndryshe mesazhet ose thirrjet nuk do të na arrijnë dot .

13 maj 2019 – Me Windows 10 Sistemi operativ Microsoft ka bërë një hap të madh përpara nën profilin e funksionalitetit dhe performancës. Por me kalimin e agjornimeve kanë përkeqësuar performancën e Windows 10. Cila është arsyeja? Shumë e thjeshtë.


HELP IVANTEKNIKU CLICK - FALEMINDERIT


Microsoft ka bërë ​​programe dhe aplikacione të reja që ngadalësojnë sistemin operativ. Në shumë raste janë mjete të padobishme/tool që mbeten aktive në sfond duke zënë memorien e pajisjes.

Nëse bëni një kontroll në kompjuterin tuaj, do të kuptoni se sa ndikojnë aplikacionet e background në ngadalësimin e Windows 10. Problemi, në të vërtetë, është numri i programeve që konkurrojnë në background dhe së cilës përdoruesi as nuk e din ekzistencën e tyre.


HELP IVANTEKNIKU CLICK - FALEMINDERIT


Po të llogarisim hapsirën e zënë nga çdo aplikacion individual, arrijmë në rezultatin që gjysma e fuqisë së Windows 10 PC është në duart e një softuerit të padobishëm dhe që ne nuk kemi përdorur kurrë.


HELP IVANTEKNIKU CLICK - FALEMINDERIT


Për fat të mirë, Windows 10 lejon përdoruesit të menaxhojnë më mirë proceset aktiv në PC dhe të çaktivizoni aplikacionet ebackground që nuk i përdorim.
Ja si të veprojmë:

Si të përmisojmë performancën e Windows 10 PC

Programet që funksionojnë në background në Windows 10 mund të menaxhohen nga përdoruesi përmes Setting e sistemit operativ. Ky është një operacion mjaft i thjeshtë që mund të kryhet nga ç’do person, madje edhe nga ata që kanë pak eksperience me kompjuterë.


Hapi i parë është që të klikoni në ikonën e Windows në “Taskbar”. Menuja Start do të hapet dhe ju do të duhet të zgjidhni ikonën e ingranazhit në kolonën e majtë.

si me shpejtu windows 10 nga aplikacionet ne background

Në faqen e re që do të hapet, ju klikoni në “Privacy”.

Do të keni hapje në një seksion të ri: nga opsionet në kolonën e majtë zgjidhni “App në background “.

Ju keni arritur pothuajse në fund të punës: tani keni të gjitha programet aktive në sfond para jush në kompjuterin tuaj Windows 10

Tani ju duhet të kontrolloni me kujdes listën dhe të çaktivizoni aplikacionet që nuk keni përdorur kurrë. Për shembull ka disa video lojëra që janë shtuar në PC me anë të update të ndryshme të Windows 10 , ku kam shkruar edhe një artikull se Pse është e rëndësishme të bëjmë update

Nëse nuk i keni hapur kurrë, hiqni ato pra ç’aktivizoni aplikacionet që nuk përdorni. Pasi të përfundojë operacioni i pastrimit, performanca e PC do të përmirësohet shumë.


HELP IVANTEKNIKU CLICK - FALEMINDERIT


Share

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

BËJ LIKE EDHE TI FAQES TONË NË
FACEBOOK. FALEMINDERIT