SI ME FSHI OSE ME MBYLL NJË ADRES FACEBOOK

Dëshironi të mbyllni një adres Facebook të vjetër? Vendimi për të fshirë një adres pra një llogari në Facebook mund të jetë për shkak të disa arsyeve, si përshembull :
Ndoshta ju jeni rregjistruar vetëm për një lojë ose sepse të gjithë miqtë tuaj po e përdorin këtë rrjet social, por tani nuk keni ndërmend të vazhdoni të postoni në profilin tuaj.

Sot do t’ju shpjegoj, hap pas hapi, se si të mbyllni për gjithmon një adres Facebook.

Para se të vazhdojmë , dua të ju kujtoj se nuk mund ta fshini llogarinë në Facebook pa një email dhe fjalëkalim, për të përfunduar këtë veprim do t’ju duhet të identifikoheni dhe të konfermoni paswordin tuaj.

Si të veprojmë nga Smartphone ose Tablet

Hapni aplikacionin e Facebook dhe kliko në tre vizat lartë në anë djathtë  ☰ Pastaj kliko Parametra e Privatësia/ Setting and Privacy

Pastaj kliko si në foto poshtë Setting/Cilësimet

Vazhdo duke vepruar siç në fotot në vazhdim

Në foton poshtë ju jepet mundësia o të ç’aktivizoni adresen tuaj Facebook ose ta fshihni në mënyrë definitive.Zgjidhni se si dëshironi të veproni. Në foto un kam vepruar pë fshirjen pra Delete dhe Confermoni/Countinue to Account Deletion

Nëse dëshironi të beni kopje, backup fotove e videove që keni në Facebook mund të zgjidhni si në foto poshtë ose vazhdoni me Fshirjen duke konfermuar në fund të faqes.

Për të përfunduar, plotësoni procedurën për të fshirë definitivisht nga Facebook duke ndjekur udhëzimet në ekran. Gjithçka që duhet të bëni është të shtypni në butonin Delete my account, shkruani fjalëkalimin e llogarisë tuaj

Pas konfirmimit të fshirjes së profilit do të keni 14 ditë për të anuluar të gjithë veprimet , nëse ndryshoni mendim dhe nuk dëshironi më të mbyllni adresen e Facebook.
Ndyshe pas 14 ditësh pa pasur nevojë të bëni ndonjë punë tjetër, Facebook-i juaj do të fshihet në mënyrë të përhershme nga rrjeti social.

Share

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *