SI ME INSTALU DY LLOGARI VIBER , WHATSAPP, FACEBOOK, INSTAGRAM NE TELEFON.

Si shumica e personave sot, edhe ju gjithashtu keni dy numra telefoni?
Dëshironi të dini nëse ekziston një mënyrë për të përdorur dy llogari të ndryshme WhatsApp ose Viber në të njëjtën pajisje?

Sot do të shpjegoj se si të instaloni dy llogari WhatsApp që do t’ju lejojnë të menaxhoni dy numra njëkohësisht në pajisjen tuaj.

Nëse keni një pajisje Android, ekzistojnë disa zgjidhje, madje edhe ato zyrtare, me të cilat mund të veprojmë.
Ndërsa për iPhone, gjërat bëhen shumë më të vështira, pasi nuk ka të njëjtat zgjidhje në dispozicion.

Dy llogari WhatsApp në Android

WhatsApp nuk përfshin një funksion specifik që ju lejon të përdorni dy llogari të ndryshme në të njëjtën pajisje, dhe as të keni dy llogari me të njëjtin numër.

Sidoqoftë, mund të përpiqeni të “anashkaloni” këto kufizime dhe të keni dy llogari WhatsApp në Android duke përdorur WhatsApp Business, versioni i aplikacionit të mesazheve të dizajnuar për kompani.

Ose përdorimi i zgjidhjeve me anë të Aplikacioneve që ju lejojnë të imitoni aplikacionet e instaluara në smartphone tuaj, përfshirë atë të WhatsApp, Viber , Facebook, Instagram …..

Për të kryer operacionet në paragrafët e ardhshëm, së pari duhet të vendosni Kartën me numrin që lidhet me llogarinë tuaj “sekondare” WhatsApp në një smartphone tjetër ose në pajisjen tuaj, nëse është me dy-karta pra Dual-Sim , në mënyrë që të mund të verifikoni numrin.

WhatsApp Business

Pasi ta keni shkarkuar nga PlayStore dhe ta keni instaluar Whatsapp Business në pajisjen tuaj Android, gjithçka që duhet të bëni është të filloni procedurën e thjeshtë të konfigurimit dhe të konfermoni numrin e llogarisë së dytë WhatsApp që dëshironi të krijoni.
Edhe pse mund të instaloj dhe përdor WhatsApp Business së bashku me versionin “klasik” WhatsApp, dua t’ju them se nuk mund të përdorni të njëjtin numër në të dy .

si me instalu dy llogari

Pas instalimit dhe fillimit të WhatsApp Business, ju duhet të pranoni kushtet e përdorimit të shërbimit duke shtypur butonin Prano dhe Vazhdo. Tani, shkruani numrin që dëshironi të përdorni në llogarinë e dytë dhe verifikojeni atë.
Pastaj zgjidhni prefiksin ndërkombëtar nga menyja e duhur dhe shtypni numrin e telefonit tuaj në fushën e duhur të tekstit.

Parallel Space

si me instalu dy llogari

Paralel Space është një aplikacion falas që mund ta shkarkoni nga Play Store dhe që ju lejon të përdorni dy llogari WhatsApp në të njëjtën pajisje që do të “klonojnë” klientin zyrtar të shërbimit të famshëm të mesazheve.

Paralel Space ju lejon të imitoni shumë aplikacione të tjera, duke përfshirë Facebook, Instagram, Telegram, Chrome, etj.

Pasi të instaloni shtyp butonin START në qendër të ekranit (në pjesën e poshtme), deselekcionon aplikacionet e tjera në ekranin e aplikacioneve Clone (nëse nuk jeni të interesuar ti “klononi” ) dhe kliko mbi në butonin Shto në Paralel Space (N) e vendosur më poshtë.
Pastaj refuzo të ndash disa të dhëna të përdorimit me zhvilluesit e aplikacionit duke shtypur artikujt e duhur që shihni në ekran.

Tani shtypni në ikonën WhatsApp ose Viber , ose Facebook të vendosur në krye të majtë, shtyp butonin OK dhe prisni që operacioni të ketë sukses. Brenda disa sekondave, do të gjendeni përpara ekranit të mirëpritjes WhatsApp, Viber etj (pra cilin të keni zgjedhur ju) nga i cili mund të konfiguroni llogarinë tuaj të dytë.

Klikoni në butonin Accept dhe vazhdoni , në fund zgjidhni shtetin me prefiksin ndërkombëtar nga menyja e duhur, futni numrin e telefonit të lidhur me llogarinë tuaj të dytë dhe shtypni butonat Forward dhe OK.

Tani, prisni që kodi i verifikimit gjashtë shifror të dërgohet në numrin e telefonit që treguat më parë, shtypni butonin Next dhe prisni disa sekonda që të përfundojë procedura.

Lexo edhe artikuj tjerë:

Aplikacione për të gjetur telekamera të fshehura

Aplikacione për të kompaktuar video iPhone

Aplikacione për të shkruar në foto

Share

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *