SI ME ZHBLLOKU TELEFONIN KUR KEMI HARRUAR PASWORDIN

Telefonat sot po bëhen gjithnjë e më shumë qendra jetësore e interesave tona, duke mbajtur të gjitha informacionet më të rëndësishme të jetës sonë, jo vetëm private por edhe biznes.
Prandaj është e rëndësishme të merren të gjitha masat për ta mbrojtur atë nga çdo sy kurioz dhe është gjithmonë e këshillueshme që të aktivizoni bllokimin e ekranit të mbrojtur nga pin, sekuencë ose, më mirë akoma me fjalëkalim.

Sidoqoftë, shumë shpesh mund të ndodh të kemi probleme me kujtesën dhe ndonjëherë mund të harrojmë kodin për të hyrë , veçanërisht nëse kodi ndryshohet shpesh siç rekomandohet në udhëzuesit e sigurisë.

Sot do t’ju shpjegoj, si të zhbllokoni një telefon Android të mbrojtur me fjalëkalim duke përdorur një procedur të thjeshtë.

Si me zhblloku një telefon Android të mbrojtur me fjalëkalim përmes
Find my device

Nëse keni harruar paswordin tuaj për të hyrë në pajisjen tuaj Android, mënyra më e lehtë që mund të veproni është duke përdorur Find my device zgjidhja “anti-vjedhje” e zhvilluar nga Google.

Kjo zgjidhje parashikon humbjen e të gjitha të dhënave të pranishme në smartphone nëse nuk i keni bërë kurrë një kopje rezervë.

Që procedura të jetë e suksesshme, është thelbësore që një llogari Gmail të jetë e konfiguruar në pajisje dhe që opzioni Find my Device të jetë aktivizuar më parë në Android.

Për të vazhduar me zhbllokimin e telefonit, lidhuni në faqen Find My Device dhe regjistrohu duke përdorur llogarinë Google të konfiguruar në telefon.

Në këtë pikë, prisni që celulari të gjendet në hartën që shfaqet në ekran


Tani, për të vazhduar procedurën gjithçka që duhet të bëni është të shtypni butonin Reset/Erase dhe hyni sërisht në llogarinë tuaj Google.

Ju kujtoj, edhe një herë, se operacioni i Reset do të fshijë të gjitha të dhënat në smartphone.

Procedura e Reset do të fillojë automatikisht, sapo telefoni të ndizet dhe të lidhet me Internetin.

Pasi të përfundojë Reset i telefonit , do të duhet të ekzekutoni përsëri konfigurimin e parë në Android, duke përcaktuar cilësimet si gjuha, zona e përkatësisë, rrjeti Wi-Fi, etj.

Ka shumë mundësi që për arsye sigurie, do t’ju kërkohet të regjistroheni me llogarinë Google të konfiguruar më parë në telefonin tuaj (ai që keni përdorur për të bërë reset ). Pasi të keni futur kredenciale të sakta, mund të zgjidhni nëse doni të përdorni përsëri të njëjtën llogari, ose një të re, apo ndonjë llogari tjetër Google.

Nëse nuk keni një kompjuter të disponueshëm për të kryer operacionin e Reset , mund të përdorni një smartphone / tablet të dytë Android.

Lexo edhe Si me gjet telefonin nëse nuk e gjeni ose e keni humbur

Share

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *