SI ME PUBLIKU VIDEO NË YOUTUBE

si me publiku video ne youtube

Youtube është një kanal që nuk ka nevojë për prezantim. Lindur në vitin 2004, me kalimin e viteve është rritur jashtë proporcionit në drejtim të përdoruesve. Youtube ka lejuar këdo që të provojë të bëhet një prodhues video.

Publikimi i videove në YouTube është një proces i shpejtë, si nga celulari ashtu edhe nga kompjuteri.

Para së gjithash, nëse duam të ngarkojmë video në YouTube, duhet të kemi një llogari aktive Gmail.

Si të publikojmë në Youtube , nga telefoni ose tableti

Aplikacioni YouTube është në dispozicion për  iOS, per smartphone e tablet Android dhe për  Windows Phone.
Pasi të keni instaluar Youtube nga celulari përmes lidhjeve sipër klikoni në ikonën e aplikacionit YouTube dhe shkruani llogarinë tuaj të Google.

Pastaj , shtyp butonin që përshkruan një aparat fotografik ose telekamer , shtyp në “Lejo qasjen”, zgjedh një video nga memorja e pajisjes.

si me publiku video ne youtube

Përveç mundësisë të publikoni video nga memoria e celularit ose tablet , në YouTube mund të regjistroni edhe video direkt nga aplikacioni për ta shpërndarë menjëherë. Si bëhet?

si me publiku video ne youtube

Shumë e lehtë. Pasi të keni shtypur butonin me formën e një aparati fotografik, kliko në Regjistrim dhe më pas shtypni butonin e kuq për të filluar regjistrimin.

si me publiku video ne youtube

Ndërsa për të publikuar një video live klikoni mbi ikonën e kamerës , pastaj shtypni Transmeto dhe shkruani titullin që do t’i caktohet videos live . Kliko Publike për të vendosur dukshmërinë e trasmetimit, duke zgjedhur nga Publiku se kush mund të shikojë o jo.

Kur të jeni gati për të transmetuar, shtyp butonin e kuq Transmetimi Live.
Në krye të ekranit mund të shikoni kohëzgjatjen e transmetimit të drejtpërdrejtë, numrin e shikuesve dhe numrin e pëlqimeve.

Reverse: nëse shtyp në ikonën e dy shigjetave mund të bësh videon në stil selfie.


Chat: duke klikuar mbi butonin e Cloud/Reja në opsionet e bisedës, mund të zgjidhni Show për të treguar mesazhe live ose None për ti fshehur.


Efektet: mund të klikoni në ikonën e një shkopi magjik për të aplikuar efekte dhe filtra si Bubbles, Disco, Ray, Glamour, Documentary, film i vjetër etj

si me publiku video ne youtube

Për të ndaluar transmetimin Live , shtypni ikonën X në pjesën e sipërme të djathtë dhe Kliko mbi Fund që shfaqet në ekran.


Share

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *